Aktualitet

U fut të lahej në det, ndërron jetë turisti boshnjak në Durrës

8 Korrik 2019, 10:30 Nga DOSJA
U fut të lahej në det, ndërron jetë turisti boshnjak në

DURRËS- Një turist boshnjak ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u fut në det për t’u larë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në  lagjen nr.13  në Durrës. Turisti me iniciale F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, i cili pasi është futur në det nuk është ndjerë mirë.

Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku edhe ka ndërruar jetë. Mjekët thanë se 70-vjeçari mund të ketë pësuar arrest kardiak.

Informacion Paraprak:

Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres vdes turisti boshnjak durres vdes turisti boshnjak

Sondazh

Poll