Politike

VD-Çmimet! Berisha: Maqedonia cakton bonus për qytetarët, Kosova jep mln euro për fermerët

10 Mars 2022, 13:58 Nga DOSJA
VD-Çmimet! Berisha: Maqedonia cakton bonus për qytetarët,

TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çmimet në vend nuk krahasohen me asnjë vend tjetër. Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha mori shembullin e Maqedonisë duke thënë se ata kanë caktuar bonus për mbrojtjen e qytetarëve. Po ashtu, Berisha tha se në Kosovë është caktuar fondi prej 50 mln eurosh për fermerët në mënyrë që të mbjellin sa më shumë drithëra.


‘Çmimet e papërballueshme të ushqimeve dhe të naftës janë pa diskutim në backraundin e një lufte që zhvillohej në Europë, por janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Ju kujtoj se republika e Maqedonisë që nuk nxjerr asnjë litër naftë, ka pasur çmimin e naftës dje, 1.3 euro, kur në Shqipëri ishte 2.2 euro. Maqedonia hoqi TVSH nga të gjitha ushqimet. Caktoi një bonus për të mbrojtur çdo qytetar nga ky spekulim i madh që po bëhet me çmimet. Kosova nga ana tjetër e cila nuk nxjerr as një ton naftë, kishte një çmim 1.8 eurosh, por caktoi që dje 50 mln euro për fermerët në mënyrë që ata të mbjellin sa më shumë të lashta, drithëra.”, tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll