Politike

KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës

10 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e

TIRANË– KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës si pasojë e mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë

Asambleja e Përgjithshme e ACEEEO-s pas një mbledhje të jashtëzakonshme online i hapi rrugën votimit për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si pasojë e agresionit të tyre në Ukrainë. Votimi u mbajt në datën 4 Mars 2022. Në kontakt edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, KQZ votoi PRO për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për mungesë kuorumi, përjashtimi nuk u mundësua.

Disa anëtarë të kësaj organizate, si KQZ e Sllovenisë, Kroacisë, Polonisë dhe të tjerë menjëherë njoftuan me shkrim tërheqjen nga anëtarësimi në ACEEEO. Në emër të KQZ-së së Shqipërisë në datën 09 Mars 2022, u bë dhe ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit të Shqipërisë në ACEEEO pasi vlerësoj se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate, e cila nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat ajo u krijua dhe duket që do të shkojë drejt shpërbërjes edhe formalisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO, Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz kqz

Sondazh

Poll