Aktualitet

Rritja e çmimeve! Bllokohet rruga në Vlorë, në Shkodër protesa, qytetarët: Kosto të larta

10 Mars 2022, 12:37 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve! Bllokohet rruga në Vlorë, në

SHKODËR– Qytetarët do të ngrihen ditën e sotme në protesta kundër rritjes së çmimeve. Në Vlorë, dhjetra qytetarë protestuan kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Edhe pse jo të shumtë kanë protestuar për disa minuta në bulevardin kryesor të qytetit.

Po ashtu edhe në Shkodër një grup qytetarësh, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimeve. Të rinjtë studentë të Unversitetit të Shkodrës, janë mbledhur para sheshit ‘2 prilli’, në shenjë revolte për rritje e çmimit të karburanteve.

‘Ne sot jemi këtu në emër të studentave, sepse sot një studenti i duhet të paguajë me shumë për transportin. Nëse një të riu nga Vau Dejës, deri dje i duhej të paguaje 200 lek vajtje ardhje sot ai paguan 300 leke. Kjo është një kosto më e lartë për studentet nga rrethet që janë pjesë e Universitetit të Shkodrës. Kryeministri thotë që jemi në luftë, por ai duhet të vijë këtu dhe te menaxhojë luftën jo të qendrojë në Dubai.’- u shpreh një student.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoder rritet cmimi i karburantit vlore proteste ne shkoder rritet cmimi i karburantit vlore

Sondazh

Poll