Aktualitet

FOTOT/ Protesta jep efektet e para, ulet lehtë çmimi i naftës

10 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA

TIRANË– Pasditen e të mërkurës çmimi i karburantit ka rënë me 3% në bursë duke shënuar luhatjen e parë pas rritjes stratosferike që pësoi brenda javës. Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte, në bursë çmimi i naftës zbriti në 111.69$ dollarë, ndërkohë që në Shqipëri vazhdonte po njësoj, shqiptarët blinin me të njëjtin çmim.

Mirëpo pas protestës së zhvilluar dje nga qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duket se janë dhënë efektet e para. Që dje, fiks pas protestës, çmimi i naftës është ulur me disa lekë, duke zbritur në 245 për litër nga gati 300 që ishte vetëm pak orë para protestës. Rënie drastike për punë orësh! Fakt ky që vërteton se e gjithë rritja e çmimeve që është bërë është fiktive sepse kostoja që paguhet nga xhepi i shqiptarëve nuk mund të jetë i lidhur drejtpërdrejtë me fuqitë e naftës. Nuk ndodh! 

Ulja e çmimit e tregoi! Ndaj dhe nëse mendon se të mos dalësh në protestë nuk përbën asnjë lloj ndryshimi, e keni gabim!

(k..m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i karburantit tirane rritet cmimi i karburantit tirane

Sondazh

Poll