Aktualitet

FT: Atentati në Shkodër ndaj Bajrit, ja makina me targa të vjedhura që përdorën autorët

10 Mars 2022, 08:18 Nga DOSJA

SHKODËR- Detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e 38-vjeçarit Admir Rustemi gjithashtu i njohur me mbiemrin Bajri, i cili u qëllua dje në sy të nënës së tij, por ia doli që t’u shpëtonte plumbave të marrë. Autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se kanë lëvizur me një mjet jo dosido, por me një automjetin tip ‘Benz E Class’, me targa AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tiranë më datë 27 gusht të vitit 2020). Më pas, pasi kanë qëlluar mbi objektivin e tyre, autorët mendohet se janë larguar një mjet tjetër.

Kjo pasi “Benz-in” e kishin lënë të braktisur në një pikë karburanti. Tani mjeti do të kontrollohet nga grupi hetimor, për të mësuar nëse autorët kanë lënë ndonjë të dhënë që mund të çojë në zbulimin e identiteteve të tyre. Ndërkohë që i plagosuri, një prej anëtarëve të fisit Bajri në Shkodër, ndodhet në spitalin e Traumës, mirëpo nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet admir bajri admir rustemi atentat admir bajrit admir bajri admir rustemi atentat admir bajrit

Sondazh

Poll