Sport

Maskotën e njohur e pezullojnë nga stadiumi, arsyeja? Frikëson lojtarët kundërshtarë

9 Mars 2022, 18:18 Nga DOSJA
Maskotën e njohur e pezullojnë nga stadiumi, arsyeja? Frikëson

BRAZIL– Galo Doido, maskota e Atletico Mineiro, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Caldense. Gjeli i famshëm që ndjek të gjitha ndeshjet e bardhezinjve në fakt u skualifikua për veprime frikësuese dhe nuk do të mund të qëndrojë në stadium në ndeshjen e radhës të skuadrës braziliane.

Gjithçka ndodhi në derbin mes Atletico Mineiro dhe Cruzeiro-s. Në stadiumin Mineirao, miqtë shënuan golin e avantazhit, ndërsa gjeli vrapoi drejt lojtarëve për të ndalur festën.Federata e Futbollit, siç shpjegon Globo.com, ka vendosur kështu të ndëshkojë maskotën. Videoja u bë virale në ueb. Në fund, megjithatë, bardhezinjtë e fituan ndeshjen 2-1.

 

Olha o Galo Doido, ele bica, hein!? @Atletico pic.twitter.com/XJhdMCZt34

— Lucas Tanaka (@LucasTanaka) March 7, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico miniero brazil atletico miniero brazil

Sondazh

Poll