Sport

Tatuazhi i Skriniar me djallin iu kujton Ibrahimovic, tifozët tërbohen, reagon lojtari!

9 Mars 2022, 20:13 Nga DOSJA
Tatuazhi i Skriniar me djallin iu kujton Ibrahimovic, tifozët

ITALI- Milan Skriniar ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit në takimin ndaj Liverpool. Mbrojtësi sllovak ia doli të mbante shtyllën e mbrojtjes ndaj sulmuesve si Mane apo Salah. Megjithatë, pas ndeshjes Skriniar hoqi fanellën dhe tifozët vunë re një tatuazh të veçantë në gjoksin e futbollistit sllovak.

Ky i fundit mori në fakt komente të pakëndshme për tatuazhin që kishte zgjedhur për të zbukuruar trupin e tij: mundje krahu midis Djallit dhe Jezusit.Në fakt, i njëjti imazh është modifikuar nga Ibrahimovic në dhjetor 2019. Fotografia është ende aty në postimet e sulmuesit të Milanit, i cili mburret me 3.5 milionë shikime.

Mes disa ofendimeve të kota ka nga ata që arrijnë deri aty sa të shkruajnë: “Vetëm për këtë tatuazh, shiriti i kapitenit duhet të të mohohet përjetë”. Pak orë më vonë, vetë mbrojtësi u përpoq të shuante çdo polemikë, ku publikoi një storie në Instagram ku saktësoi se e kishte bërë tatuazh atë imazh shumë përpara postimit të Ibrës: “E kam bërë tatuazhin para 4 vitesh”, shkroi Skriniar, duke e shoqëruar gjithçka me dy emoji qersharake.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter skriniar inter skriniar

Sondazh

Poll