Aktualitet

Kriza energjetike,Rama: U rrit kostoja! Opozita me propozime konkrete.Meta: Ndalni abuzimin

9 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
Kriza energjetike,Rama: U rrit kostoja! Opozita me propozime konkrete.Meta:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën por nuk ka bërë me dije asnjë plan të marrë për të mbrojtur xhepat e shqiptarëve përballë rritjes së çmimeve. Ai jep argumentet e tij duke theksuar se Shqipëria e ka të pamundur që të mos preket nga kriza e energjisë, pasi nuk është në gjendje për ta prodhuar vetë. Por nuk thotë asnjë fjalë as për rritjen e çmimeve dhe as të karburanteve.

Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend nismën ligjore, ku ka kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit deri në fund të vitit. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili kjo do të sillte uljen e çmimit të naftës. Po ashtu, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka propozuar tre pika për uljen e çmimeve, duke paralajmëruar se nëse qeveria nuk merr masa opozita do të dalë në rrugë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk po ia bën aspak të lehtë jetesën qytetarëve, duke shtuar se zgjidhja e vetme është ulja e taksave.

Për rritjen e çmimeve, edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, bën thirrje që sipas tij të ndalet rritja abuzive e çmimit të naftës, duke vënë theksin tek fakti që edhe ukrainasit e blejnë më lirë naftën se shqiptarët. Ndërkohë që jo më larg se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, krah ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ka paralajmëruar qytetarët se duket të përgatiten psikologjikisht për skenarët më të këqij të mundshëm të pasojave ekonomike, përfshirë këtu edhe shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës. Ai foli për një plan kursimi, por nuk bëri me dije asnjë detaj, as datën kur do të nisin implementimet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Çmimi i karburanteve/ LSI paraqet në Kuvend nismën ligjore, Vasili: Të pezullohet taksa

Rama flet nga Dubai: E kuptoj stresin! Lufta po ngre zgupthi çmimet, shikoni ç’bëhet

Rritja e çmimeve, PD: Qeveri e papërgjegjshme, kriza do shkojë në xhepat e qytetarëve

Rritja e çmimit të naftës! Meta: Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

Kriza energjitike! Rama: Mund të vazhdojë, nuk e ndalim dhe as nuk e shmangim dot

Rritja e çmimeve! Berisha i bashkohet thirrjes: Tirana proteston në shesh në orën 17:00

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore kriza ekonomike prej luftes kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll