Aktualitet

Rehabilitimi i venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot, Rama: Në maj përfundon investimi

9 Mars 2022, 14:16 Nga DOSJA
Rehabilitimi i venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot, Rama:

GJIROKASTËR– Puna për rehabilitimin e venddepozitimit të plotë të mbetjeve në Gërhot, në Gjirokastër ka nisur. Punimet për venddepozitimin e mbetjeve pritet që të përfundojnë në fillim të muajit maj, para nisjes së sezonit turistik, bën të ditur kryeministri Edi Rama. Ai ka ndarë pamjet nga venddepozitimi, aty ku ishte e pranishme edhe ministrja Mirela Kumbaro.

POSTIMI i Ramës:

Ka nisur me prioritet puna e shpejtë për rehabilitimin e plotë të venddepozitimit të mbetjeve në Gerhot, një hapësirë me pamje apokaliptike shumë afër qytetit që ka qenë një plagë mjedisore. Në fillim të muajit maj përfundon i gjithë investimi. S’mund të nisim një sezon tjetër turistik pa mjedis të pastër, e aq më pak të kemi pamje të tilla në qytetet më të bukura të vendit tonë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjirokaster mbetjet mbetjet ne gerhot edi rama gjirokaster mbetjet mbetjet ne gerhot

Sondazh

Poll