Sport

Inter shkon pranë mrekullisë por ‘tradhëtohet nga Sanchez, Liverpool në raundin tjetër

8 Mars 2022, 22:07 Nga DOSJA
Inter shkon pranë mrekullisë por ‘tradhëtohet nga Sanchez,

ANGLI-Inter mundi Liverpool 1-0 në Anfield në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League, por nuk arriti të përmbysë rezultatin e parë 0-2 në San Siro duke i dhënë lamtumirë kompeticionit.

Zikaltrit bënë një paraqitje të shkëlqyer, një pjesë e parë pa gola, ndërsa në të dytën kaluan në avantazh në minutën e 62-të me një perlë të Lautaro Martinez, por menjëherë pas golit Inter mbeti me 10 lojtarë për shkak se Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrjes së Fabinhos.

 

Në takimin tjetër, Bayern Munich ka kaluar në çerekfinale, pasi mundën me shifrat 7-1 Salzburg në ndeshjen dytë, me takimin e parë që ishte mbyllur 1-1. Leëandoëski në minutat 12′, 21′, 23′, dhe Gnabry 31′, mbyllën pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Muller 54′, 83′, Sane 86′ realizuan.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league inter liverpool champions league inter liverpool

Sondazh

Poll