Politike

Mbrojtja PERLË e Hakës: Bashën e duan shumë, PS u instalua në hotele e bleu popullin

8 Mars 2022, 17:31 Nga DOSJA
Mbrojtja PERLË e Hakës: Bashën e duan shumë, PS u instalua

TIRANË– Luan Haka, kandidati i Partisë Demokratik për Bashkinë e Dibrës është i kënaqur me votat që ka marrë për zgjedhjet e 6 marsit, pavarësisht se doli i fundit. Në një prononcim për gazetarët, para se të futej në mbledhjen me kryetarët e degëve në selinë blu, Haka i doli në mbrojtje Bashës dhe tha se atë e duan shumë demokratët e Dibrës. Por, sipas Hakës, faji është i socialistëve që për zgjedhje ishin instaluar në tre hotelet më të mira të Dibrës dhe kishin blerë popullin. Ai shtoi më tej se janë dhënë 120 deri në 200 mijë lekë për vota në Dibër dhe se kjo është një fatkeqësi që ka bërë që ai të dilte i fundit, por jo se nuk ka pasur mbështetje. Thjesht, mbështetja është blerë nga pala tjetër.

Prononcimi i plotë:

Luan Haka: S’ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen, unë kam qenë kandidat në Bashkinë Dibër…

Keni dalë i treti

Luan Haka: Jo s’kam dalë i treti, ju e dini mirë që me atë bandë që ishte në Dibër, edhe ju të ishit…ju e dini mirë që të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe se si është vjedh vota e s aka qenë pagesa në Dibër

Është faji i socialistëve që kanë punuar dhe Basha mbase nuk ka bërë fushatë sa duhej

Luan Haka: Basha ka bërë fushatë sa të duash, por njerëzit janë shitur për një thes miell, 120 mijë apo 200 mijë lekë për vota…

A mbani përgjegjësi që nuk e keni mbrojtur votat e demokratëve, a duhet të mbajë përgjegjësi Basha

Luan Haka: Pse Basha do ta mbrojë votën

Por kush

Luan Haka: Ju vetë, ju populli të gjithë bashkë

Po ju keni përgjegjësi

Luan Haka: Çfarë përgjegjësie kam unë, kur një bandë e tërë, gjithë qeveria, tre ministra u instaluan në hotelet më të rëndësishme në Dibër, e gjithë administrata në Tiranë ishte në Dibër

A është një dorëzim

Luan Haka: Jo ky është vazhdimi i një beteje

Po çfarë beteje kur demokratët janë të përçarë

Luan Haka: Absolutisht, demokratët e duan shumë Bashën

Sa % e demokratëve në Dibër e duan Bashën?

Luan Haka: 70-80%

Sa morët ju

Luan Haka: Unë i mora të gjithë të anëtarësisë, demokratët u blenë, unë kam dalë shumë i fituar me ato që ishin, është fatkeqësi e madhe se populli u ble.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan haka luan haka

Sondazh

Poll