Politike

Të gjithë deputetët kundër Bashës, Strazimiri: Lëvizje e vonuar

8 Mars 2022, 16:49 Nga DOSJA
Të gjithë deputetët kundër Bashës, Strazimiri:

TIRANË– Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur se reagimi i deputetëve të Partisë Demokratike për dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha është i vonuar. Në një intervistë për Ora Neës, Strazimiri tha se 6 marsi rikonfirmoi se shumica absolute e gjithë shqiptarëve kërkojnë opozitë pa marrëveshje me qeverinë. Strazimiri shtoi se zgjidhja e vetme për PD është vota.

“6 marsi ishte një test. Ishte testi i tretë në radhë, veçanërisht për PD. 6 marsi tregoi se PD, Komisioni i Rithemelimit, Kuvendi i datës 11 dhjetor, referendumi i datës 18 dhjetor rikonfirmuan dhe njëherë se shumica absolute e gjithë shqiptarëve që kërkojnë opozitë pa marrëveshje me qeverinë. Shkodra i dha një sinjal të gjithë Shqipërisë. Unë mendoj se Basha është i vetmuar. Basha po tregon çdo minutë e më shumë se është i padenjë. Është një thirrje e vonuar nga ata që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Është një reflektim i vonuar. Mendoj se e vetmja zgjidhje është vota. PD është një parti që lindi nga vota e lirë. Do të rikthehet përsëri në pushtet duke përfaqësuar lirinë dhe demokracinë. E drejta për votën e lirë nuk përjashton as Basha, E vetmja rrugëzgjidhje është që të votojnë demokratët për atë që duan t’’I drejtoj. Vetëm kështu tregohet dashuria për PD,”- tha Strazimiri ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gent strazimi levizja kunder bashes ne pd gent strazimi levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll