Politike

VD-Energjia/ Balluku bën bilancin: Kostoja e energjisë për muajin mars është 61 lekë/kWh

8 Mars 2022, 08:44 Nga DOSJA
VD-Energjia/ Balluku bën bilancin: Kostoja e energjisë për muajin

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë në treg, duke bërë bilancin e energjisë që prodhojmë vetë dhe asaj që blejmë nga tregu. Gjatë një konference për shtyp, ministrja Balluku iu referuar tre muajve të parë të vitit, ndërsa tha se sot po e blejnë MWh, deri në 500 euro. Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1000 euro, nga 51 euro që paguhej një vit më parë. Po ashtu, Balluku tha se qeveria do të vazhdojë që të mbrojë klientin familjar, edhe pse kostoja e eneergjisë është rritur menjëherë më shumë.


“Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve. Flitet për çmime që mund të shkojë edhe 1000 euro MWh, ndërsa një vit më parë fillonte nga 51 euro për MWh. Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Ndërsa ne e kemi marrë me 500 euro MWh. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti faktikja e konsumuar dhe çfarë presim do të arrijë 320 mln euro subvencione nga qeveria shqiptare. Në muajin janar më çfarë ka prodhuar kaskada dhe ç’kemi blerë është 28.94 çmimi i kostos së kilovatorit, ndërkohë që shitet me 9.5 lekë. Kosoto e miskuar është 13.8. Po i referohem marsit, kosotja do të jetë 61 lekë për kilovat orë, ndërkohë që do të vazhdojë të tregtohet me çmimet e mëparshme, po shkojmë drejt 10-fishimit të kostos, ndërkohë që çmimi për shitje mbetet i njëjtë,”-tha Belinda Balluku.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku rama per luften 8 mars 2022 belinda balluku rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll