Politike

Vuri bast se do largohej nga politika po të fitonte Berisha, Kapllanaj ha fjalët: U nxitova

8 Mars 2022, 16:17 Nga DOSJA
Vuri bast se do largohej nga politika po të fitonte Berisha, Kapllanaj ha

TIRANE– Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka mohuar deklaratën e tij se nëse koalicioni i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, “Shtëpia e Lirisë”, do të fitonte bashkinë e Shkodrës, do të largohej nga politika. Kapllanaj ka sqaruar për mediat jashtë dyerve të PD, ku u zhvillua mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me krerët e degëve se nuk do ta japë dorëheqjen dhe ka shtuar se deklarata e tij ishte e nxituar.


Deklarata ka qenë e nxituar, nuk do të jap dorëheqjen”, ka thënë ai.

Para zgjedhjeve, Kapllanaj vuri një ‘bast’ me Belind Këlliçin, kryetarin e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Kapllanaj ishte aq i sigurtë që koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ nuk do të fitonte asgjë në zgjedhjet e 6 marsit, saqë futi në lojë karrierën e tij politike. Kapllanaj i tha Këlliçit se nëse kandidati Bardh Spahia do të fitonte Shkodrën, ai do të hiqte dorë nga politika.

(f.g./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj levizja kunder bashes ne pd agron kapllanaj levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll