Politike

As Basha, as Berisha! Xhaferaj i prerë: Kryetari i PD të dalë nga grupi parlamentar

8 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
As Basha, as Berisha! Xhaferaj i prerë: Kryetari i PD të dalë nga

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike duhet të dalë nga grupi parlamentar. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë Ferdinand Xhaferaj, deputeti i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Xhaferaj shkruan se kulti i individit duhet të marrë fund në PD. Ndër të tjera, ai shton se grupi i PD-së duhet të prodhojë një lidership të ri për ringritjen e partisë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri. Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, siç e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.

LAJM KRYESOR: Disfata e 6 marsit! Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës, deputetët kundër tij, Berisha hesht

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand xhaferaj levizja kunder bashes ne pd ferdinand xhaferaj levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll