Politike

Sula zbulon ç’ndodhi dje në mbledhje: Basha mbajti shënime 5 orë, kam besim se do i lexojë

8 Mars 2022, 14:35 Nga DOSJA
Sula zbulon ç’ndodhi dje në mbledhje: Basha mbajti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka zbuluar detaje nga mbledhja e zhvilluar ditën e djeshme mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe deputetëve demokratë. Gjatë fjalës së tij, Sula tha se Basha gjatë 5 orëve të mbledhjes ka mbajtur shënime ato çfarë i thanë deputetët.

“Basha nuk ka bërë debat dhe ka mbajtur shënime për 5 orë nga fillimi deri në fund. Ka qenë shumë i ftohtë. Nuk ka reaguar të bëjë debat. Ka mbajtur shënime. Shpresoj që nga ajo që u tha mbrëmë, nga irritimi i grupit parlamentar. Vetën dy patën një qasje tjetër, të cilët kërkuan zgjidhje padiskutim dhe që u la që do të ketë përsëri mbledhje. Jam i bindur se brenda javës do të ketë mbledhje të tjera. kam besim që me ato shënime që ka mbajtur dhe nëse do ti lexojë, edhe mund ti lexojë. Kam besim. Nëse një grup parlamentar apo një ushtri që është e demoralizuar sigurisht një gjeneral i vetëm nuk ka çfarë të bëjë,”- tha Sula në një intervistë për “Abc News”.

Në mbledhjen e djeshme, një pjesë e deputetëve i kërkuan largimin nga drejtimi i demokratëve, si forma e vetme për të shpëtuar partinë pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll