Politike

“Ka pasur një bandë”, Luan Haka “justifikon” humbjen: S’ka faj Basha, votën nuk e mbron dot

8 Mars 2022, 16:38 Nga DOSJA
“Ka pasur një bandë”, Luan Haka “justifikon”

TIRANE- Luan Haka, kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak në Dibër denoncon se një bandë i ka ndërhyrë duke i shkaktuar humbjen në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Në një prononcim të shkurtër, para nisjes së mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Haka tha se në Dibër u blenë votat.

“Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër.Basha ka bërë fushatë.  Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.”, tha Haka, duke u renditur pro kryedemokratit Lulzim Basha.

Haka doli i treti në zgjedhjet e 6 marsit me 4437 vota, pas kandidatit të “Shtëpia e Lirisë’, Premtim Kryemadhi që mori 4478 vota dhe i pari kandidati i PS, Rahim Spahiu i cili mori 13995 vota.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike levizja kunder bashes ne pd luan haka levizja kunder bashes ne pd luan haka

Sondazh

Poll