Aktualitet

Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, burg për Zilin: Isha i dehur, i vrava se më kishin borxh

8 Mars 2022, 12:25 Nga DOSJA
Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, burg për Zilin: Isha i dehur,

KORÇË– Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër, është lënë në burg nga Gjykata e Korçës, pasi më 4 mars masakroi me drru dy të moshuarat.60-vjeçarja Fatmira dhe vjehrra e saj, 80 vjeç, u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, 36-vjeçari Ali Zili. Ky i fundit sot, para togave të zeza pretendonte se 2 gratë i kishin borxh, edhe pse familjarët e tij e mohojnë.

“I vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve të zjarrit. Vrasjen e kam kryer një ditë më parë, isha i dehur. Pas ngjarjes jam larguar nga fshati dhe kam ikur në Korçë, atë natë nuk u ktheva në shtëpi. Sapo zbardhi dita shkova në një dyqan rrobash dhe bleva veshje të reja për të fshehur gjurmët e krimit. Më pas rrobat e gjakosura, të paketuara në një qese, ia kam falur një endacaku në Korçë,”-mësohet se është shprehur autori, duke pranuar pa treguar asnjë shenjë pendese për krimin.

Natën e vrasjes, më 4 mars, autori ka shkuar pranë banesës së tyre dhe ka trokitur në derë, por duke qenë se nuk iu përgjigj njeri, kapërceu gardhin. Më pas, ka trokitur tek dera që të fut në ambientet e brendshme të banesës, ku është përballur me Fatmirën. Aty ai pretendon se i ka kërkuar paratë e druve, ndërsa ajo i ka bërë me dije se nuk kishte në gjendje, e pikërisht në këtë moent ai e ka gjuajtur me pëllëmbë në fytyrë dhe ajo është rrëzuar. Në korridorin e banesës ka dalë me shkop në dorë dhe vjehrra e Fatmirës dhe ka tentuar që të qëllojë autorin, po në fakt ai ia ka marrë shkopin e ka filluar t’i gjuajë të dyja gratë. Përveç shkopit të të moshuarës, ka marrë edhe drutë që kishte prerë vetë duke i masakruar me to. Trupat e tyre u gjetën disa ditë më pas, pas një alarmi të dhënë nga fqinjët, të cilët kishin pikasur shenja gjaku në oborr.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali zili vriten nuse e vjehrre ne korce ali zili vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll