Aktualitet

Qendra e masazhit ‘bazë’ prostitucioni në Tiranë! Arrestohet pronari, ndalohen punonjëset

8 Mars 2022, 07:16 Nga DOSJA
Qendra e masazhit ‘bazë’ prostitucioni në Tiranë!

TIRANË– “Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni ato,“-kjo ishte motoja e punonjësve të seksit që kamufloheshin si mazhatore në zonën e ish-Bllokut. Qendra e masazhit “Power Hand”, në pronësi të 29-vjeçarit Alban Dyrmishi, një personazh i njohur në botën e showbizit është bastisur nga Policia e Shtetit, pasi u zbulua se përdorej si fole prostitucioni. Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, kishte punësuar 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe në qendrën e tij të masazhit, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa 29-vjeçari është arrestuar nga Policia. Në profilin e saj në Instagram, qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre, duke bërë ftesa edhe për çifte, ndërsa të vetmit komentues ishin meshkujt. Kjo nuk është hera e parë që nën petkun e shërbimeve estetike, mund të “blihem” edhe favore seksuale, madje në rastin konkret, në mes të ish-Bllokut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage”. Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Kishte përshtatur banesën e marrë me qira si qendër masazhesh dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet nëpranga pronari. Procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit: – A. D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHIKO EDHE KËTO: 

‘Vatër’ prostitucioni! Ish-konkurrenti i Për’puthen, pronari i qendrës së masazhit në Bllok

‘Dora e fuqishme’/ Funksiononte si fole prostitucioni, qendra e masazhit ‘nam’ me reklama

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prostitucion në qendra e masazhit qender masazhi prostitucion në qendra e masazhit qender masazhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2022, 11:05

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me inic...