Aktualitet

I shpëtoi atentatit të dytë, dëshmia e Aleksandër Dedës: Nuk i pashë autorët

8 Mars 2022, 11:52 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit të dytë, dëshmia e Aleksandër

LEZHË– Aleksandër Deda ka deklaruar para grupit hetimor se nuk i ka parë personat që e qëlluan. 43- vjeçari ka thënë se nuk i ka parë atentatorët dhe mjetin e tyre dhe se nuk ka asnjë dyshim për shkaqet. Ai ka treguar se ka qënë duke u futur në makinë kur është qëlluar nga një makine në ecje e sipër e cila është larguar menjëherë.

Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë. Konkretisht, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020, Deda është qëlluar me breshëri automatiku, e si pasojë mori 3 plumba në trup, por shpëtoi. Në atë kohë u raportua se shkak për atentatin ishte bërë një konflikt 43-vjeçarit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të Partisë Socialiste në Lezhë. Deda rezulton i dënuar në Itali. Ai, bashkë me të vëllanë, Bledar Deda, janë hetuar për pastrim parash. Prokuroria u ka sekuestruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda plagoset aleksander deda aleksander deda plagoset aleksander deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2022, 11:05

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me inic...