Aktualitet

I dënuar për përdhunim në Itali, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

8 Mars 2022, 11:44 Nga DOSJA
I dënuar për përdhunim në Itali, arrestohet

TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. Qytetari me emër Elidon Vrapi është banues në Drenovicë, ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtarët pasi akuzohej se kishte përdhunuar një vajzë në Itali. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Ankona”, i zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit të Ankonës (Itali) e kishte dënuar Vrapin me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunim”. Po ashtuInterpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Për këtë arrestim ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 40-vjecar arrestohet nje 40-vjecar

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2022, 11:05

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me inic...