Aktualitet

Lehtësohen masat anti covid në Burgje! Lejohen takimet familjare për të burgosurit

8 Mars 2022, 13:22 Nga DOSJA
Lehtësohen masat anti covid në Burgje! Lejohen takimet familjare

TIRANË-Masat kufizuese me pandeminë Covid-19 do të lehtësohen në burgje. Tashmë të burgosurit do të kenë lehtësime për sa i përket takimeve me familjarët e tyre brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Të burgosurit meshkuj kanë të drejtën e vizitës 2 herë në muaj, duke garantuar higjienën e nevojshme, kontrollin shëndetësor gjatë hyrje daljeve, disponimin nga familjarët të certifikatës së vaksinimit, ose të raportit mjekësor që vërteton shërimin e tij. Për të burgosurit që janë prindër dhe kanë fëmije të mitur të aplikohet program i prindërimit. Për të burgosurit gra dhe të mitur të lejohen 4 takime në muaj. Për të dënuarit e martuar apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të familjes, të lejohen një takim i zgjatur në muaj.

“Lehtësohen masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj”, thuhet në njoftim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burg te burgosurit ulsi manja burg te burgosurit ulsi manja

Sondazh

Poll