Aktualitet

Disfata e 6 marsit! Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës, deputetët kundër tij, Berisha hesht

8 Mars 2022, 12:42 Nga DOSJA
Disfata e 6 marsit! Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës,

TIRANË– Humbja e 6 bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka sjellë një valë reagimesh të ashpra kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Në zgjedhjet e disa ditëve më parë, rezultati më i mirë i Partisë Demokratike ishte vendi i dytë në Bashkinë e Rrogozhinës, ndërsa lëvizja e krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, mori Shkodrën. Që dje, nuk vonoi shumë e të gjithë deputetët që kishte në krah deri më tani i kanë dalë kundër dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Madje dhe ata që e mbronin publikisht kërkojnë bashkimin me Sali Berishën. Sot, më intensivisht se dje, kanë nisur reagimet e tyre në rrjete sociale. I pari ishte deputeti Ervin Salianji, i cili kërkoi që Lulzim Basha të bëjë hapa pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje brenda strukturave për një kryetar të ri. Ndërsa thekson se përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë, që deri më tani Basha nuk e ka marrë. Poshtë reagimit të tij, një koment i menjëherëshëm ka ardhur nga mbështetësi i Berishës, deputeti Luan Baçi, i cili i kërkoi bashkimin e të dy palëve.

Po ashtu, ashpër ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila shkruan se situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike aktualisht e tmerron. Hajdari pretendon se si Lulzim Basha, ashtu dhe Sali Berisha duhet që të largohen sepse nuk frymëzojnë më askënd. Ajo kërkon që ndryshimi të nisë sa më parë, para se të jetë vonë.

Ndërkohë që sot, në orën 17:00, kryedemokrati do të mbledhë në seli kolegjin e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve do të jetë humbja dhe analiza e zgjedhjeve të 6 Marsit. Por nuk dihet nëse do të mblidhen organet e tjera, e nëse Basha do të vazhdojë më të jetë në krye të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, ka lënë mister nëse do të shkojë sërish për të marrë selinë e Partisë Demokratike, e cila nuk u tentua më pas përplasjes së 8 janarit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Jap dorëheqjen nga posti në PD’/Açka: Nëse nuk ikën Berisha, s’ka asnjë arsye të ikë Basha

Salianji kërkoi dorëheqjen e Bashës! Luan Baçi i komenton: Ja ky është Ervini që na duhet

PD humbi zgjedhjet, Rudina Hajdari: Si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron!

Salianji: Nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem! Basha ‘barrë’ e rëndë për opozitën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore levizja kunder bashes ne pd lulzim basha sali berisha levizja kunder bashes ne pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2022, 11:05

Arrestohet hajduti ‘serial’ i varrezave…

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. 58-vjeçari me inic...