Aktualitet

I kërkuar në Itali për vrasje, plagosje e shfrytëzim prostitucioni, në pranga 42-vjeçari

8 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
I kërkuar në Itali për vrasje, plagosje e shfrytëzim

TIRANË– Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje dhe për shfrytëzim prostitucioni është vënë në prangat e policisë së Tiranës. I pragosuri ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Në momentin e ndalimit, ai ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sette”, i zhvilluar Seksioni i Forcës së Posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit: – K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

(k.m/dosja.ak)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll