Art&Argëtim

Brits Awards/ Veprimi i Dua Lipës mërzit fansat, e quajnë ‘Dua Diva’

21 Shkurt 2019, 12:44 Nga DOSJA
Brits Awards/ Veprimi i Dua Lipës mërzit fansat, e quajnë

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dua Lipa ka rrëmbyer një tjetër çmim në “Brits Award”. Ajo ka fituar çmimin “British Single” dhe performanca e saj ishtë një sukses i vërtetë. Gjithsesi përveç përkrahjes, nuk kanë munguar as kritikat për të.

Duket se ky është viti i Dua Lipës sepse çmimet nuk paskan të sosur për të. Vetëm para pak javësh ajo triumfoi në “Grammy 2019” me dy çmime, por ajo triumfoi edhe në Brits ku fitoi çmimin “British single of the Year” për këngën “One kiss”, një bashkëpunim me Calvin Harris. Kjo këngë ka marrë gati 500 milion klikime në youtube dhe mbetet një nga këngët më të preferuara të publikut. Dua Lipa dhe Calvin Harris kanë sjellë një performancë të magjishme në “Brits Award” ku kanë performuar në një skenë përrallore, që të sillte ndërmend vendet tropikale sikurse në klip.

Sipas “The sun” fansat e kanë akuzuar se bënte si Diva dhe nuk ka pranuar t’i takonte në prapaskenë.

Por ajo e bëri të qartë se nuk donte të ishte atje, pasi të ftuarit vijonin t’ i trokisnin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar fat. Në fund ajo e përplasi derën dhe e fshiu emrin e saj, kështu që askush nuk do ta kuptonte se ishte atje, njerëzit thoshin se ajo sillej si një divë”, -ka shkruar “The sun”.

Nuk e dimë se sa të vërteta janë këto fjalë sepse Dua Lipa është një personazh shumë popullor dhe një këngëtare që ka ditur t’i fitojë zemrat e publikut.

Burimi: The Sun 

L.K/R.L.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz british single brits awards 2019 dua lipa one kiss british single brits awards 2019 dua lipa one kiss

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 06:25

Horoskopi 21 Shkurt 2019

Dashi Kjo ditë mund t’ju ofrojë surpriza të këndshme në dashuri. Nëse nuk arrini të kapni mundësitë që ju ofrohen, do të dilni i zhgënjyer. Në punë tregohuni më...

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 17:46

Fotolajm/ Grida Duma djeg rrjetin dhe mandatin

Pas deputetit Ervin Salianji (Lexo këtu) edhe Grida Duma është fotografuar duke dhënë dorëheqjen nga mandati i saj si deputete e Partisë Demokratike.Sigurisht q...