Art&Argëtim

‘Shkëlqimi dhe rënia e qytetërimeve të lashta’, çfarë parashikon e ardhmja për ne?

20 Shkurt 2019, 16:47 Nga DOSJA
‘Shkëlqimi dhe rënia e qytetërimeve të lashta’,

“Qytetërimet e mëdha nuk vriten, ato marrin jetën e tyre.”

Kështu përfundoi librin e tij historiani, Arnold Toynbee, ‘Një studim i historisë’, një eksplorim mbi lindjen dhe zhdukjen e 28 qytetërimeve të ndryshme në mbarë botën. Ai kishte të drejtë në disa aspekte: qytetërimet shpesh janë përgjegjëse për rënien e tyre. E sigurisht shkatërrimi i tyre ndikohet edhe nga faktorë të tjerë.

Perandoria Romake, për shembull, ishte viktimë e shumë faktorëve duke përfshirë zgjerimin e tepërt, ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit dhe udhëheqjen e dobët, deri në shkatërrim nga Vizigotët në 410 dhe Vandalët në 455. Perandoria Romake mbulonte 4.4 milionë kilometra katrorë (1.9 milje katrorë) në 390. Pesë vjet më vonë, ajo kishte rënë në 2 milionë km katrorë (770.000 milje katrorë). Nga 476, shtrirja e perandorisë ishte zhdukur pothuajse.

E kaluara jonë e thellë është ndërtuar mbi dështimin e përsëritur. Kërkimet e ndryshme në Qendrën për Studimin e Rrezikut ekzistues në Universitetin e Kembrixhit, përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodh me procesin e ngritjes dhe rënies së qytetërimeve historike. Mënyra e parë për të kryer kërkime mbi qytetërimet historike është krahasimi i jetëgjatësisë së tyre. Kjo mund të jetë e vështirë, sepse nuk ka një përkufizim strikt të qytetërimit, as një bazë të dhënash mbi lindjet dhe vdekjet e tyre.

Në grafikun e mëposhtëm është krahasuar jetëgjatësia e qytetërimeve të ndryshme, duke filluar me shoqëritë egalitare, dominimet ushtarake, qytetet dhe strukturat e vazhdueshme politike.  Të dhënat janë nxjerrë nga studimet mbi rritjen dhe rënien e perandorive (për 3000-600 BC dhe 600BC-600) dhe një studim joformal, me burime të qytetërimeve të lashta.

Pothuajse të gjitha qytetërimet e kaluara janë përballur me këtë fat. Disa janë gjetur ose transformuar, siç janë kinezët dhe egjiptianët. Kolapse të tjera ishin të përhershme, siç ishte rasti i Ishullit të Pashkëve. Ndonjëherë qytetet në epiqendrën e kolapsit ringjallen, siç ishte rasti me Romën. Në raste të tjera, të tilla si rrënojat në Maya, ata janë lënë të braktisur.

Shoqëritë e së kaluarës dhe të tashmes janë vetëm sisteme komplekse të përbëra nga njerëzit dhe teknologjia.

Shoqëritë e së kaluarës dhe të tashmes janë vetëm sisteme komplekse të përbëra nga njerëzit dhe teknologjia. Teoria e “aksidenteve normale” sugjeron që sistemet komplekse teknologjike rregullisht i japin rrugë dështimit. Pra, kolapsi mund të jetë një fenomen normal për qytetërimet, pavarësisht nga madhësia dhe pozita e tyre.Ne mund të jemi më të avancuar teknologjikisht tani, por kjo nuk jep shumë arsye për të besuar se ne jemi të imunizuar ndaj kërcënimeve që i kanë hequr edhe paraardhësit tanë. Aftësitë tona teknologjike të sapoformuara sjellin edhe sfida të reja me të cilat duhet të përballemi.

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ndikimi i shoqerise ne civilizimin e sotem qyteterimet e lashta shoqeria drejt shkaterrimit ndikimi i shoqerise ne civilizimin e sotem qyteterimet e lashta shoqeria drejt shkaterrimit

Sondazh

Poll