Art&Argëtim

Simboli i Trashëgimisë Kulturore, ‘Rrugëtimi’ mbërrin në Tiranë

20 Shkurt 2019, 17:35 Nga DOSJA
Simboli i Trashëgimisë Kulturore, ‘Rrugëtimi’

Ekspozita personale e skulptores, Arjeta Miftari, e titulluar “Rrugëtimi” vjen si simboli më i rëndësishëm i artefakteve me të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës nëpërmjet skulpturave të Hyjneshave në fron. Kjo ekspozitë është një përkushtim ndaj feminizmit dhe gruas shtatzënë.

Skulptorja nga Peja, për Dosja.al  rrëfeu se ‘Rrugëtimi’ sjell në ekspozitë 10 skulptura të hyjneshave të punuara në material të rezinës dhe drurit, 40 fotografi që pasqyrojnë procesin e punës së artistes, një dokumentar si dhe 10 fotografitë e hyjneshave të punuara në pëlhurë.

 

Ekspozita ka nisur udhëtimin në Prishtinë, për të vazhduar në Berlin, në Francë dhe së fundi mbërrin në Tiranë.

 

Ajo tha se ekspozita do të qëndrojë në Tiranë për dy javë, për t’u zhvendosur më vonë në Amerikë dhe në plane të afërta është edhe Lindja e Largët. Nëpërmjet kësaj ekspozite prezantohen vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore të Kosovës, nëpërmjet artit të skulpturës.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arjeta miftari ekspozita 'rrugetimi' muzeu historik kombetar arjeta miftari ekspozita 'rrugetimi' muzeu historik kombetar

Sondazh

Poll