Art&Argëtim

Stilisti ikonë Lagerfeld përveç talentit në modë, kishte dhe talent në bërjen e kritikave

20 Shkurt 2019, 18:24 Nga DOSJA
Stilisti ikonë Lagerfeld përveç talentit në modë,

Do të kujtohet gjithnjë si stilisti ikonë me karrierën më të gjatë në biznesin e modës. Por Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare, do të mbahet mend gjithashtu për gjuhën e tij të mprehtë.

Ai ishte shumë i ”rëndë” me kritika ndaj kujtdo prej modeleve të tij që ai i konsideronte si ”jo trendy”. Madje gjuha e tij e mprehtë shpeshherë ka ngjallur debate.

Njëherë në vitin 1984 i pyetur se si ndihet pas një shfaqje mode ai u shpreh: ”Unë jam si një nimfomaniak mode që kurrë nuk arrin në orgazmë”.

Gjithashtu Lagerfeld përveçse shije të mirë në modë, kishte dhe në muzikë. Ai kishte vesh të mirë muzike thuhej nga miqtë e tij.

Ai është shprehur për këngëtaren Adele se ”është pak e shëndoshë, por ka fytyrë të bukur dhe një zë të mrekullueshëm”.

Në vitin 2011 pas dasmës mbretërore të Dukeshës Kate Middleton dhe Princit William, ai tha se Kate ka një ”siluetë të mirë”, ndërsa motra e saj Pippa ”mundohet”: ”Nuk më pëlqen fytyra e saj. Duhet të përdorë më shumë kurrizin”.

Ndrësa kur u pyet në lidhje me mendimet e tij mbi Rusinë ai tha: ”Nëse do isha një femër ruse do të isha lezbike, meqë meshkujt janë shumë të shëmtuar”.

s.a/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kengetarja adele kritikat e karl lagerfeld vdekja e stilitit 85 vjecar kengetarja adele kritikat e karl lagerfeld vdekja e stilitit 85 vjecar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 17:46

Fotolajm/ Grida Duma djeg rrjetin dhe mandatin

Pas deputetit Ervin Salianji (Lexo këtu) edhe Grida Duma është fotografuar duke dhënë dorëheqjen nga mandati i saj si deputete e Partisë Demokratike.Sigurisht q...