Art&Argëtim

‘Respektoni gjumin dhe shmangni valiumin’, çfarë duhet të dini

21 Shkurt 2019, 08:19 Nga DOSJA
‘Respektoni gjumin dhe shmangni valiumin’, çfarë duhet

Është e e ditur që nevoja për gjumë ndryshon nga personi në person. 
Kështu rreth 65% e njerëzve kanë nevojë për 7 – 8 orë gjumë në ditë. 8% ia del me më pak se 6 orë. 2% i nevojitet me shumë se 10 orë, ndërsa adoleshentët kanë nevojë për rreth 9 orë. Pas moshës 65 vjeçare nevoja për gjumë bie dhe gjumi i natës bëhet më i shkurtër dhe më pak i thellë.

Nevoja e organizmit për një gjumë të bollshëm gjatë natës duhet respektuar rigorozisht. Përveç lodhjes që ndihet të nesërmen e një nate pa gjumë ka dhe disa arsye të tjera shumë të rëndësishme.

Trajtimi i pagjumësisë mund të kryhet me anë të barnave ose përmes ndryshimit të stilit të jetesës.

Një nga masat që këshillohen të merren për një gjumë më të mirë është aktiviteti fizik, minimalisht 4 herë në javë me intensitet mesatar deri në intensiv, 40 – 60 minuta gjatë ditës ose në fillim të mbrëmjes. Shembuj janë shëtitje në këmbe rreth 5 kilometra ose me biçikletë rreth 15 kilometra.

Përdorimi i medikamenteve është efikas kur ato përdoren për një kohë të shkurtër. Efikasiteti i tyre bie me kalimin e kohës dhe efektet anësore rriten. Nder efektet anësore më të padëshiruara numerohen:

– Fraktura, thyerje te kockave të skeletit gjatë natës si pasojë e rënies nga efekti qetësues i barnave. 
– Varësia qe krijohet prej tyre. Mundësia për mos i përdorur barnat dhe për të fjetur pa to bëhet gjithmonë e më e vështirë. 
– Rreziku i aksidenteve rrugore ose me makineri gjatë ditës si pasojë e zgjatjes së efektit përtej orëve të natës rritet. 
Të tëra këto efekte shtohen nëse përdoren së bashku me alkool.

Burimi: Farmacia Butrinti

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim dëmet që shkaktojnë medikamentet gjumi dhe rëndësia e tij respektimi i orareve të gjumit dëmet që shkaktojnë medikamentet gjumi dhe rëndësia e tij respektimi i orareve të gjumit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 06:25

Horoskopi 21 Shkurt 2019

Dashi Kjo ditë mund t’ju ofrojë surpriza të këndshme në dashuri. Nëse nuk arrini të kapni mundësitë që ju ofrohen, do të dilni i zhgënjyer. Në punë tregohuni më...

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 17:46

Fotolajm/ Grida Duma djeg rrjetin dhe mandatin

Pas deputetit Ervin Salianji (Lexo këtu) edhe Grida Duma është fotografuar duke dhënë dorëheqjen nga mandati i saj si deputete e Partisë Demokratike.Sigurisht q...