Art&Argëtim

‘Fëmija humb vetëbesimin’, çfarë shkaktojnë sjelljet agresive tek ta?!

21 Shkurt 2019, 08:38 Nga DOSJA
‘Fëmija humb vetëbesimin’, çfarë

Psikologia Lira Gjika na tregon se çfarë dëmi shkakton kjo sjellje tek fëmijët duke na theksuar se fëmija duhet kuptuar dhe jo çdo veprimi i tiji është i keq aq sa të meritojë dhunë. Ajo thekson që një sjellje agresive e ushqen fëmijën me negativitet dhe i ul mosbesimin.

“Kur njeriu është i zemëruar, më mirë të shmangë dialogun me fëmijën, pasi gjëndja e tij e brendshme nuk e lejon të jetë i qetë për të dialoguar dhe aq më tepër për të qenë edukues. Kur njeriu është i nervozuar dhe i zemëruar, në përgjithësi, nuk arrin të kontrollojë atë që bën dhe kjo për arësyen, se gjëndja e tij psikoemocionale i ka dalë nga kontrolli dhe e drejton atë. Prindër, në momente zemërimi ju harroni të mendoni se çfarë po i bëni fëmijës tuaj që e doni aq shumë. Sjelljet tuaja, duke filluar nga e bërtitura, fyerjet dhe deri te goditja, janë veprime që njeriu i kryen kur humbet kontrollin e vetes dhe dhe jo pse fëmija ka bërë diçka. Çdo veprim që mund të bëjë fëmija nuk mund të jetë aq i keq sa të meritojë dhunë. Është paaftësia e të rriturit për të menaxhuar veten, që e bën atë të humbasë kontrollin. Besoj, çdo prind për fëmijën e tij, kërkon të bëjë më të mirën, që fëmija të bëhet një njeri i mirë e i zoti. Por kur prindi sillet sipas gjëndjes së tij emocionale, ushqen të kundërtën te fëmija i tij. Padashur i ngulit në mëndje vetëm mosbesimin dhe dyshimin si për veten dhe për jetën.”-shkruan psikologia Lira Gjika në profilin e saj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

psikologji psikologji dhuna tek fëmijët lira gjika psikologjia e fëmijës dhuna tek fëmijët lira gjika psikologjia e fëmijës

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 06:25

Horoskopi 21 Shkurt 2019

Dashi Kjo ditë mund t’ju ofrojë surpriza të këndshme në dashuri. Nëse nuk arrini të kapni mundësitë që ju ofrohen, do të dilni i zhgënjyer. Në punë tregohuni më...

Art&Argëtim 20 Shkurt 2019, 17:46

Fotolajm/ Grida Duma djeg rrjetin dhe mandatin

Pas deputetit Ervin Salianji (Lexo këtu) edhe Grida Duma është fotografuar duke dhënë dorëheqjen nga mandati i saj si deputete e Partisë Demokratike.Sigurisht q...