Politike

VD-Rama ‘mburret’: S’i heqim taksat nga nafta, kemi bërë që mos rritet çmimi i energjisë…

8 Mars 2022, 08:29 Nga DOSJA
VD-Rama ‘mburret’: S’i heqim taksat nga nafta, kemi

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama është treguar i prerë se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën duke komentuar edhe rritjen e çmimit të saj, duke e shfokusuar më pas vëmendjen tek çmimi i energjisë elektrike. Në vend nafta është rritur duke kapur shifra rekord duke shkuar në 230 lekë për litër, por kreu i qeverisë thotë se nuk ndërhyn dot për shkak se çmimi kontrollohet nga tregu i lirë. Propozimeve të bëra në rrjet për heqjen e taksave, Rama tha se me mbledhjen e tyre, qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të parritur.


“Ka edhe propozime absurd për të hequr taksat e naftës. Është kollaj të thuash të heqim taksat nga nafta, por në fakt kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri, po mban të palëvizur çmimin e energjisë për familjarët dhe për biznesin e vogël. . Kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe kjo kosto përballet falë kontributeve. Se është kollaj të themi të heqim këtë e atë. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave dhe nuk ka më hapësirë për të hequr asgjë. Kemi hequr TVSH për biznesin e vogël. Kemi përgjysmuar taksat për pagën 500 mijë lekë. Nuk ka ku shkojmë më tej. Me dhëmbë po e mbajmë çmimin e energjisë, është çmimi i një malli që sidoqoftë mundësia për të ndërhyrë është aty dhe nuk është si nafta që është komplet operacion i sipërmarrjes private,”-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll