Politike

Rama jep ALARMIN:Duhet të përgatitemi për çdo skenar,mund të ketë shkurtime dramatike nafte

8 Mars 2022, 08:22 Nga DOSJA
Rama jep ALARMIN:Duhet të përgatitemi për çdo skenar,mund

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp me gazetarët, Rama ka bërë me dije se situata e luftës në Ukrainë mund të përkeqësohet, ndaj dhe ishte ngritur Komisioni Special për menaxhimin e situatës në vendin tonë. 


Dua ta theksoj edhe njëherë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria në tregun e lirë që të ngrejë apo të ulë çmime të mallrave të konsumit. Tregu është super i ndjeshëm ndaj krizave dhe jo më ndaj një lufteje. Europa ka hyrë në luftë. Duhet të përgatitemi për çdo skenar. Asnjë nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë. Prandaj do ngremë Komitetin Special. Mund të ketë situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji dhe me naftë. Duhet të përgatitemi edhe për këtë. Duhet të mbrojmë njerëzit tanë, nuk është një film por një luftë reale. Siç e kemi parë në vitin famëkeq të përpjekjes shtazarake për pastrim etnik në Kosovë,”-tha Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll