Politike

A do pengojë lufta në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen: Me ndihmën e Zotit…

8 Mars 2022, 09:15 Nga DOSJA
A do pengojë lufta në rritjen e pagës minimale? Rama jep

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se prioritetet e qeverisë për rritjen e pagës minimale nuk do preken nga kriza energjetike për momentin, duke kërkuar ndihmën e Zotit për shkak të situatës globale. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se qëllimi për momentin është mbajtja konstante e çmimit të energjisë.


“Është herët për të folur për këtë. Për momentin nuk kemi asnjë mendim, ide që të shkojmë drejt këputjeve, shkurtimeve të atyre që kemi përcaktuar si prioritete. Rritja e pagës minimale patjetër, zerimi i taksës mbi rrogën deri në 400 mijë lekë patjetër. Përgjysmimi i taksës mbi rrogën deri në 500 mijë lekë, ose 50 mijë lekë të reja patjetër. Mbajtja e biznesit të vogël me zero taksë mbi fitimin, zero TVSH deri në 100 mln xhiro patjetër. Rritja e pagave për mësuesit, për mjekët, ushtarakët dhe të gjitha ato nënkategori siç është përcaktuar patjetër, investimet patjetër. Por të gjitha këto me ndihmën e Zotit tani! Sepse çfarë sjell ora nuk sjell viti këtu në këtë botë ku jemi dhe do shohim si do vazhdojë. Dua të them e nuk dua të mërzitet njeri, kemi zgjedhur që t’i përkasim një fronti shtetesh dhe popujsh ku jeta e sjell që të ditë të këqija duhet të bëjmë sakrifica. Nuk kemi zgjedhur që të jemi neutral. Jemi pozicionuar aty ku duhet për interesat tona strategjike,”-tha Rama në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll