Politike

VD-Reduktimi i taksave të naftës? Rama: Do ishte artificiale, jemi mirë, se ka më keq

8 Mars 2022, 09:05 Nga DOSJA
VD-Reduktimi i taksave të naftës? Rama: Do ishte artificiale, jemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se ka hequr mundësinë e reduktimit të përkohshëm të taksave të naftës. Në një konferencë urgjente për shtyp, kryeministri tha se një zgjidhje e tillë do të ishte artificiale, duke shtuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut i paguajnë veç ato taksa. Ndërsa shtoi se ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë elektrike.


“Mirë dakord do ishit dakord ju që të ndërhynim me diçka që është artificiale, sepse Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kanë veç këto taksa, nuk i kanë në strukturën e çmimit, por i kanë veç. Kanë rritur faturën e energjisë, do ishit dakord që të ndodhte në Shqipëri? E tha ministria dhe po e përsëris, rregullisht çdo vit 45 mld dollarë jepet subvencion për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë. Sot kilovatin e mblejmë 61 lekë. Kjo qeveri është e vetmja që po rri në vend dhe nuk po i lëviz, se kemi miq në Itali dhe Greqi, pyetini se çfarë jete po bëjnë me gazin dhe faturat e energjisë. Bëhet edhe diskutim rrogash me çmimet. Kemi hyrë në treg si ekonomi tregu. Nafta dhe energjia nuk pyesin për çmimet, sot prapë jemi mirë se ka edhe më keq. Po e përsëris. Rusia paralajmëroi për 300$ fuqia për çmimin e naftës. Kemi qenë në 45$, lëviz çdo minutë. Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë,”-tha Rama ndwr tw tjera. 

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll