Politike

VD-Fitoi zgjedhjet e 6 marsit, Rama: S’më intereson fare, fituam se s’ka kush fiton tjetër

8 Mars 2022, 09:13 Nga DOSJA
VD-Fitoi zgjedhjet e 6 marsit, Rama: S’më intereson fare, fituam se

TIRANË- Kryeministri Edi Rama refuzoi që të fliste ditën e sotme për politikë, duke kërkuar që të fokusohet se situata e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Teksa u pyet nga gazetarët për Lulzim Bashën dhe zgjedhjet e 6 Marsit, Rama u shpreh se nuk e kishte pasur mendjen fare tek zgjedhjet, ndërsa shtoi se nuk kishte tjetër fitues veç Partisë Socialiste.


“Basha iu akuzon për masakër elektorale, pse nuk iu funksionon masakra në Shkodër asnjëherë? Rama: Të lutem shumë nuk dua të bëj debate se është luks i jashtëzakonshëm është koha për t’u parë në sy më shumë me njëri-tjetrin e për të kursyer llafet, se largqoftë shkojmë drejt një situate…ta lëmë politikën këtu në punën e vet. Mua s’më intereson fare. Ka vetëm një gjë në kokën timë, si ta mbrojmë shqiptarin dhe popullin nga kjo flamë. Këto e fituam këtë e atë, po pastaj, ç’a shije ka në këto kushte? Si mund të…? Dakord shumë mirë fituam, s’mbaj mend që të mos e kem pasur mendjen asnjë minutë tek zgjdhjet. Fituam se s’ka kush fiton tjetër,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per luften 8 mars 2022 edi rama rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll