Politike

VD-Mori Shkodrën e mundi Bashën në çdo bashki, Berisha: I vetmi njeri që s’njeh humbje

7 Mars 2022, 16:21 Nga DOSJA
VD-Mori Shkodrën e mundi Bashën në çdo bashki, Berisha: I

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet lokale të zhvilluara në gjashtë bashkitë e vendit që nxorrën të fundit Partinë Demokratike. Pas fitores në Shkodër me kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të bashkoheshin me të për ta shtrirë fitoren në të gjithë Shqipërinë. Mospranimin e humbjes nga Basha, Berisha e konsideroi unike. 


“Rezultati u arrit në kushtet më të vëshitra, në kushtet më të jashtëzakonshme. PD u përball në këto zgjedhje, në Shkodër dhe kudo, jo vetëm me Kreun e meduzës, por edhe me patericën e tij, shtojcën, Lulzim Bravën që është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjen se nuk ka humbur dhe i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën humbje jo. Çdo demokrat të bashkohet, populli opozitar votoi Opozitën e vërtetë, të gjithë të bashkohemi dhe të bëjmë që fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:6 marsi/PS merr Vorën, Lushnjen, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën, Spahia Shkodrën.Basha humb

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll