Politike

Do nisë kursimi, Balluku: Do mësojmë shqiptarët se si duhet përdorur kondicioneri…

8 Mars 2022, 08:57 Nga DOSJA
Do nisë kursimi, Balluku: Do mësojmë shqiptarët se si duhet

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar disa pika të planit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare fillimisht vetëm për godinat qeveritare për kursimin e energjisë elektrike. Gjatë një konference për shtyp, Balluku tha se nëse gjendja do të përkeqësohej kufizimet do të kërkoheshin edhe nga qytetarët, duke përmendur kondicionerin dhe ndezjen e dritave nëpër banesa. 

“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi. Vendet e tjera i kanë nisur kufizimet. KESH ka përgatitur një plan masash që do të nisë nga godinat shtetëore. Duke nisur nga një plan masash kur godinat do të ndriçohen nga jashtë apo brenda, ndërprerjet e pajiseve. Apo shumë masa të tjera për qytetarët. Pra kursimi. Si duhet përdorur kondicioneri. Si duhet ndezur dritat me një orë vonesë. Nuk kanë të bëjnë me çmimin por me sasinë energjitike të tregut. Flitet për tregun europian,nuk blejmë nga komshinjtë, as nga miqtë, por nga tregu europian,“- tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë, Rama: Duhet të jemi gati! Mund të ketë shkurtime energjie e nafte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku rama per luften 8 mars 2022 belinda balluku rama per luften 8 mars 2022

Sondazh

Poll