Politike

VD-Spiropali: Pamjet e tanishme në Ukrainë kujtojnë nënshtrimin e Kosovës nga Serbia

7 Mars 2022, 17:29 Nga DOSJA
VD-Spiropali: Pamjet e tanishme në Ukrainë kujtojnë

TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se pamjet e tanishme nga pushtimi i Ukrainës, shqiptarëve u kujtojnë regjimin e Sllobodan Millosheviç, i cili kishte pushtuar dhe sulmuar Kosovën. Gjatë seancës së sotme plenare, Spiropali ka deklaruar se Shqipëria e dënon këtë agresion duke shtuar se autori për këtë është Vladimir Putin.


“Ajo që askush nuk e mendonte as si mundësi të largët, ndodhi dhe po vazhdon të ndodh prej 12 ditë-netësh të gjata. në Europën e lirë më pak se një çerek shekulli, një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik u sulmua nga një shtet fqinj. Shqipëria dënoi agresion, që ka një emër të vetëm, Vladimir Putin. Ukraina është bërë kryefjala e sotme e ankthit botëror. 1.5 mln qytetarë të Ukrainës janë larguar. Numri i tyre rritet dita ditës, ndërkohë që sulmi vijon. Për ne shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhimbshme. Edhe ne kemi përjetuar kur regjimi i Millosheviçit sulmoi qytetarët kosovarë. dhe i sulmoi vetëm se ishin shqiptarë. Në atë kohë NATO e SHBA u vu në një beteje të madhe morale, se nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Menduam se Kosova do të ishte teatri i fundit i luftës që do të ndodhte në Europë. Sulmi ndaj Ukrainës, është sulm mbi të gjithë botën e lirë. Ukrainasit nuk e filluan luftën, por ata po luftojnë heroikisht për tokën e të parëve. Zelensky është kthyer një mbrojtës i botës së lirë”, tha Spiropali.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Kuvendi dënon agresionin rus, pritet miratimi i rezolutës për Ukrainën (THIRRJET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali kuvendi i shqiperise seance plenare 7 mars 2022 elisa spiropali kuvendi i shqiperise seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll