Politike

Gështenja-Bashës: Reflekto, ti i pari, PD nuk është lopë për ta mjelë

7 Mars 2022, 22:12 Nga DOSJA
Gështenja-Bashës: Reflekto, ti i pari, PD nuk është

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka kërkuar reflektim nga kryedemokrati Lulzim Basha. I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar këtë mbrëmje në PD, Gështenja ka thënë se PD-ja duhet të shpëtohet. Madje Gështenja ka shtuar se partia nuk duhet parë si një lopë për ta mjelë.

“Duhet te beni nje hap pas ju i pari pastaj me rradhe te gjithe, ne menyre qe te bashkohen demokratet ne baze. Nuk mund te vazhdohet me keshtu, duhet reflektim i thelle nga te gjithe, nga ju i pari, duhet te sakrifikojme te gjithe qe te shpetojme PD. Nese na dhimset vertete PD duhet ta bejme sot se neser do jete vone. Ju duhet te beni nje hap pas qe te bashkohen demokratet. Sot demokratet jane te ndare. Drejtuesit e partise nuk dalin ne terren jane larguar nga strukturat e PD shkojme vetem per fushata, nuk mund te vazhdohet keshtu. Nuk e kam parë kurrë PD si “lopë për ta mjelë”, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD,”- mësohet të ketë thënë Gështenja.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll