Aktualitet

Sulmi ndaj Lubonjës, Policia reagon zyrtarisht: Zhurmë mediatike, kemi qenë plotësisht profesional

7 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Lubonjës, Policia reagon zyrtarisht: Zhurmë mediatike, kemi

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar në lidhje me lajim e dëmtimit të makinës së analistit Fatos  Lubonja. Në reagimin zyrtare unifomrat blu e quajnë të gjithë ngjajren një zhurmë mediatike, pasi ata kanë reaguar në kohë dhe më shumë profesionalizëm.

Më tej shtohet se është bërë i mundur arrestimi i të dyshuait, dhe se makina përdorej nga vëllait i Lubonjë sdhe jo nga vet ky i fundit. “Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L, vëllai i zotit F. Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Në pergjigje të zhurmës mediatike që po bëhet për dëmtimin e xhamit të automjetit të zotit F. Lubonja, Policia e Shtetit sqaron: Më datën 1 korrik 2019, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete prerëse disa kalimtarë. Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana.

Ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshortja, e cila deklaroi se ai vuante prej disa vitesh nga shëndeti mendor. Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L, vëllai i zotit F. Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ”Dhunë në familje“, “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta”. Me këtë rast, Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj, e cila, edhe në këtë rast, ka qenë plotësisht profesionale.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja policia e tiranes sulmohet makina e lubonjës vellai i lubonjes fatos lubonja policia e tiranes sulmohet makina e lubonjës vellai i lubonjes

Sondazh

Poll