Aktualitet

Aksident tragjik, po shkonte në punë, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali (Emri+ Foto)

7 Korrik 2019, 15:09 Nga DOSJA
Aksident tragjik, po shkonte në punë, humb jetën

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Bari të Italisë, ku një 19-vjeçari shqiptar ka humbur jetën.Viktima është identifikuar si Sergio Prodani, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pa arritur spital edhe pse ndihma e parë i ka ardhur në kohë.

Mediet italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte me automjetin e tij ‘Renault Tëingo’ duke shkuar në punë, ku në një moment humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër të autostradës. Si pasojë ai është përplasur me një automjet tip ‘Audi’ që drejtohej nga një italian, i cili mbeti i plagosur.

Ndërsa kryebashkiaku, Tutto Acquaviva, Davide Carlucci ka ngushëlluar familjen e 19-vjeçarit që humbi jetën, ku shkruan:“Bashkësia gjendet rreth miqve dhe familjes së Sergio Prodanit”.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali sergio prodani vdes shqiptari ne itali aksident ne itali sergio prodani vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll