Aktualitet

Lirohet autori i sulmit ndaj makinës së Lubonjës, burime: S’dihet nëse është nxitur nga persona të tjerë

7 Korrik 2019, 16:53 Nga DOSJA
Lirohet autori i sulmit ndaj makinës së Lubonjës, burime:

TIRANË– Është liruar disa orë pas arrestimit autori i sulmit ndaj makinës së Fatos Lubonjës. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur për Dosja.al se Arben Haçkaj është lënë sërish i lirë.

Më tej të nëjtat burime shtojnë se ka dyshime të forta se Haçkaj vuante nga çrregullime mendore dhe është marrë për disa orë në pyetje.

Në bazë të dëshmisë së tij, nuk ka indicie që ai të jetë një i përndjekur i fiksuar pas analistit. Por shtohet se sulmi mund të ketë ardhur pas qëndrimeve publike të shprehura nga Lubonja.

Po ashtu Dosja.al mëson se Policia ende nuk ka mbyllur hetimet, por nuk ka dyshime që Arben Haçkaj të jetë nxiur nga persona të tretë.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben haçkaj fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makina e lubonjës arben haçkaj fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll