Aktualitet

Sulmi ndaj Lubonjës, Basha akuzon Ramën. Meta: ‘Çunat problematik’ dolën nga furgoni (REAGIMET)

7 Korrik 2019, 14:01 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Lubonjës, Basha akuzon Ramën. Meta: ‘Çunat

TIRANË- Makina e analisti Fatos Lubonja ka rënë pre e një sulmi vandal. Një person tashmë i arrestuar nga Policia ka qëlluar me një gur të madh mbi makinë duke i thyer një prej xhamave.

Ishte Dosja.al që bëri publik këtë rast që solli dhe reagime nga zyrtarët më të lartë të shtetit. I pari që reagoi ishte Presidenti Ilir Meta, i cili tha se mund të kenë qenë “çunat problematikë” që kanë dalë nga furgoni dhe kanë qëlluar me gurë mbi makinën e Lubonjës.

Ndërkohë Basha ka drejtuar gishtin nga Kryeministri, duke thënë se autori i sulmit është frymëzuar nga ai. Më tej Basha shtoi se të gjithë duhet të dalim në mbrojte të Lubonjës.

Po ashtu ka reaguar dhe Monika Kryemadhi, Albana Vokshi e shkrimtarja Mira Meksi. Ndërkohë që rrjeti ziente nga reagimet dhe solidartieti me lubonjës, nga Policia mësohet se është arrestuar një person dhe ai është Arben Haçkaj, i cili kur ka rënë në pranga mbante një thikë në dorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja ilir meta lulzim basha sulmohet makina e lubonjës fatos lubonja ilir meta lulzim basha sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll