Aktualitet

“Armiku i bukur”, Flutura Açka dënon sulmin ndaj Lubonjës: Më trazuan deri te humbja e djalit

7 Korrik 2019, 14:26 Nga DOSJA
“Armiku i bukur”, Flutura Açka dënon sulmin ndaj

TIRANË- Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, ka reaguar e revoltuar ndaj sulmit me gurë që i është bërë makinës së analistit të njohur Fatos Lubonja.

Me anë të një postimi në “Facebook”, shkrimtarja shprehet se edhe atë e kanë lënduar shpesh, deri duke e trazuar te humbja e djalit, pse ka thënë atë çfarë ajo mendonte.

Postimi i Flutura Açkës:

“Armiku i bukur”! Çfarë hendeku mes bukurisë shqiptare dhe sjelljes sonë shqiptare. Makina e Fatos Lubonjës e dhunuar sepse nuk bën kompromis me fjalën e tij, gazetarë të kërcënuar që i ikin Shqipërisë përditë, censurë një emisioni investigativ pse thotë të vërtetën, protestues të lirë të Teatrit, dhe jo vetëm, që thirren barbarë. Jam e sigurtë që pas një shkrimi të shkëlqyer që lexova sot nga Mustafa Nano mbi lehtësinë e papërballueshme të një imami, mund ta ndjekë ndonjë fatëa alla shqiptare.

Mua vetë shpesh më kanë lënduar – deri duke më trazuar te humbja e djalit – pse kam thënë çfarë kam menduar. Si do të bëjmë demokraci me ligje kundër fjalës së lirë?! Vite të shkuara kur “Corriere della Sera” ishte në prag falimentimi, qeveria italiane ndihmoi financiarisht në ringritjen e saj, sepse, pa fjalën e lirë, pa “armikun e bukur” çdo demokraci vdes. Ne, shqiptarët, se si po bëhemi, “armiq” të pabukur të demokracisë sonë.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flutura acka shantazhohet fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makina e lubonjës flutura acka shantazhohet fatos lubonja solidarizimi me lubonjen sulmohet makina e lubonjës

Sondazh

Poll