Aktualitet

Me thikë në dorë, bie në pranga i dyshuari për sulmin ndaj makinës së Lubonjës

7 Korrik 2019, 13:31 Nga DOSJA
Me thikë në dorë, bie në pranga i dyshuari për sulmin

TIRANË- Pak orë pasi Dosja.al publikoi lajmin se është dëmtuar makina e gazetarit Fatos Lubonja ka ardhur dhe reagimi nga Policia.

Sipas informacioneve mësohet se një person ka rënë në pranga si i dyshuari i këtij sulmi. RTV Ora duke cituar burime nga Policia e Shtetit ka bërë të ditur dhe emrin e të arrestuarit.

Më tej shtohet se në pranga ka rënë shtetasi Arben Haçkaj, i cili dyshohet se është me probleme mendore. Mësohet se efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë e kanë ndaluar tek Komuna e Parisit, ndërsa autori mbante në dorë një thikë.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi, i cili ka kryer sulmin, ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben haçkaj fatos lubonja policia e tiranes sulmohet makina e fatos lubonjës arben haçkaj fatos lubonja policia e tiranes sulmohet makina e fatos lubonjës

Sondazh

Poll