Politike

VIDEO- Basti i humbur i Kapllanajt: Nëse Spahia merr Shkodrën, largohem nga politika!

7 Mars 2022, 22:23 Nga DOSJA
VIDEO- Basti i humbur i Kapllanajt: Nëse Spahia merr Shkodrën,

TIRANË– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj ka vënë një ‘bast’ me Belind Këlliçin, kryetarin e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. I ftuar në ‘OraNews’, Kapllanaj ishte aq i sigurtë që koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ nuk do të fitonte asgjë në zgjedhjet e 6 marsit, saqë futi në lojë karrierën e tij politike. Kapllanaj i tha Këlliçit se nëse kandidati Bardh Spahia do të fitonte Shkodrën, ai do të hiqte dorë nga politika.

Pjesë nga biseda:

Belind Këlliçi: Shkodra është e fituar

Agron Kapllanaj: Nëse ju fitoni Shkodrën, unë jap dorëheqjen dhe nuk merrem më me këtë

Belind Këlliçi: Mos e thuaj se të kam mik

Agron Kapllanaj: Do ta them këtu…

Belind Këlliçi: Mos e thuaj se është deklaratë shumë e fortë

Shkodra tashmë ka si kryebashkiak Bardh Spahinë, po Kapllanaj a do të tërhiqet?

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj belind kelliçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 agron kapllanaj belind kelliçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll