Aktualitet

Angoni e ‘dogji’ në valle me Bilalin e Becin pa nisur numërimi, rezultati ‘prishi’ festën

7 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Angoni e ‘dogji’ në valle me Bilalin e Becin pa nisur

SHKODËR– Partia Socialiste ishte e sigurtë që do ta merrte edhe Bashkinë e Shkodrës, ende pa nisur numërimi i votave. Dosja.al ka siguruar një video ku shihet kandidatja e PS-së që ka ndezur festën në Veri të Shqipërisë, sapo janë mbyllur kutitë. Majlinda Angoni hedh valle me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Mes tyre shihet edhe Benet Beci, deputeti i Partisë Socialiste.

Në sfond dëgjohen ritmet e këngës ‘S’ka si ne’, e kënduar nga Anxhela Peristeri, Aureli, Blerina dhe Eriku. Por orët në vijim i shuan të qeshurat e kësaj feste të socialistëve që ishin mbledhur bashkë me skuadrën e patronazhistëve, për të cilët vetë kryeministri Edi Rama flet me mjaft krenari.

Fituesi doli Bardh Spahia, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Ai e kaloi Angonin me më shumë se dy mijë vota dhe përtej valleve, PS-ja kërkoi reflektim. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se duhet punuar më fort në mënyrë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm t’i bindin qytetarët që nuk i kanë votuar….

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike benet beci edona bilali majlinda angoni benet beci edona bilali majlinda angoni

Sondazh

Poll