Aktualitet

Arrestohet 53-vjeçari në Himarë iu kapën 30 pako kapsolla elektrike

7 Mars 2022, 15:07 Nga DOSJA
Arrestohet 53-vjeçari në Himarë iu kapën 30 pako kapsolla

HIMARË- Një 53-vjeccar është arrëstuar në flagrancë nga policia e Himarës. Qytetarit me inicialet F. K., banues në Himarë, ka përfunduar në prangat e policisë pasi iu sekuestruan 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës. Arrestimi i tij erdhi pas operacionit të policisë të koduar “Detonatorët”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nga ku do të marrë dënimin për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municioneve”. 

Njohtimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë. Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje qytetar ne himare arrestohet nje qytetar ne himare

Sondazh

Poll