Aktualitet

VD- KQZ zyrtarizon zgjedhjet e 6 marsit: Problem votimi familjar (Fituesit+votat)

7 Mars 2022, 17:39 Nga DOSJA
VD- KQZ zyrtarizon zgjedhjet e 6 marsit: Problem votimi familjar

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar kandidatët fitues për të gjashtë bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet një ditë më parë. Në nisjes të mbledhjes, Kryekomisioneri lexoi emrat e fituesve, pesë prej të cilëve kandidatë të Partisë Socialiste, ndërsa Shkodrën e rrëmbeu Bardh Spahia nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’. Celibashi tha se nuk ka pasur denoncime për shitblerje votash, nga partitë politike apo organizatat qeveritare, por që gjithsesi gjithçka mbetet për tu parë në vijim. Ai shtoi se problem ishte votimi familjar që është dokumentuar me foto e video.

“Ju lexojmë emrat, zyrtarisht, dhe pse tashmë publiku është njohur përmes faqes së KQZ-së. Nuk është konstatuar asnjë lloj problematike. Është zbatuar Kodi Zgjedhor dhe ka qenë një qetësi, natyrshëm jeni të informuar me problematikat e vogla që kanë ndodhur dhe nuk po zgjatem më shumë. Nuk ka pasur denoncime nga partitë politike apo shoqëria civile.  Nuk ka pasur denoncime apo raportime për shitblerjen e votës. Në Vorë votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik. nga verifikimet mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Të paktën nga komunikimet me komisionerët nuk rezulton të ketë pasur asnjë lloj problematike. Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrative. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla. Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstreme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë.  Edhe në këto zgjedhje u aplikua sistemi i identifikimit elektronik, për këtë do japë informacione edhe zonja Pelinku,”- tha Celibashi.

Pelinku konfirmoi të njëjtat gjëra.

“Nuk rezultojmë probleme as me përdorimin e pajisjes PEI, për identifikimin elektronik. Procesi është karakterizuar nga zbatimi i kodit zgjedhor dhe qetësi. 75%  e qendrave janë hapur në orar. Të tjerat janë hapur deri në 07:30. Në çdo rast, para orës 13:00 (siç parashikon ligji, qendrat e votimit duhet të hapen brenda pesë orësh nga orari zyrtar, që votimi të quhet i vlefshëm), përveç tri qendrave të votimit në Shkodër,”- tha ajo ndër të tjera.

Fituesit:

Vorë- Blerim Shera PS (8,431 vota)
Rrogozhinë- Edison Memolla PS (5,401 vota)
Lushnje- Eriselda Sefa PS (21,477 vota)
Dibër- Rrahim Spahiu PS (13,995 vota)
Durrës-  Emirjana Sako PS (38,991 vota)
Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë (19948 vota).

LAJM KRYESOR:6 marsi/PS merr Vorën, Lushnjen, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën, Spahia Shkodrën.Basha humb

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll